fbpx

Sonte në Çarshinë e Shkupit luhet “Zgjimi i Pranverës” nga Teatri Kombëtar i Kosovës

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skupi Festival” sonte në kuadër të edicionit të 14-të do të vazhdojë aktivitetet në hapësirat e Kurshumli Han-it në Çarshinë e Shkupit, ku planifikohet prej ora 20:00 të shfaqet “Zgjimi i Pranverës”, transmeton Portalb.mk.

“Sonte (20 shtator) vazhdojmë me  “Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind, në regji të Zana Hoxhës, vënë në skenë nga  Teatri Kombëtar i Kosovës si dhe Artpolis-Qendra për Art dhe Komunitet  nga Prishtina”, njoftojnë nga FNT Shkup.

FNT “Skupi Festival” sqaroi se ‘Zgјimi i Pranverës’ ështe thirrje artistike për Kosovën e viteve të 90-ta, ku shfaqet historia që i ka përcjellë të rinjtë tanë në vitet 90-ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati mirëpo sоlidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.

Dje teatri i luftës Sarajevë nga Bosnjë dhe  Hercegovina e shfaqi “E gjithë dashuria ime”  e autorit  Laurent Mauvignier .

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close