Nga 21 shtatori, masa të reja për të parandaluar virusin korona në shtete të ndryshme

Rastet e shtuara të infektimit me koronavirus në shumë shtete evropiane kanë bërë që shumë prej tyre të rivendosin masa të rrepta dhe kufizime për shkak të përhapjes së virusit, transmeton Class.

Vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rastet e infektimit kanë filluar të përhapen sërish në mbarë kontinentin evropian me “ritme alarmuese”, shumë shtete kanë reaguar menjëherë me kufizimet.

Spanja urdhëroi vendosjen e masave të ndalim-qarkullimit që nga e hëna në disa prej zonave më të varfra, pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve me Covid-19.

Ndërsa autoritetet në Nisë të Francës kanë ndaluar mbledhjet e më shumë se 10 personave në hapësirat publike, si dhe kanë shkurtuar oraret e funksionimit të bareve, pasi vendosën kufizime të reja këtë javë për Bordonë dhe Marsejën.

Britania tha se po shqyrton mundësinë e masave të reja izoluese në mbarë vendin duke nisur që nga 21 shtatori, pasi pati pothuajse një dyfishim të rasteve më të fundit, ndërkohë që 15 milionë njerëz do t’u nënshtrohen izolimeve të pjesshme lokale.

Izraeli, më herët, të premten, nisi një izolim të dytë për shkak të një kërcimi të shpejtë nga rritja e numrit të rasteve të koronavirusit.

Në Indi, ndërkohë u raportuan 24 orët e kaluara 96424 infeksione të reja dhe më shumë se 1000 viktima të Covid-19.

Në Amerikën e Veriut, Kanadaja ka vendosur të zgjatë mbylljen e kufirit të saj me Shtetet e Bashkuara për udhëtime jo-thelbësore nga 21 tetor, pasi u pa një rritje e infeksioneve në javët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button