RMV, Përsëri në Kuvend Ligji për anti-diskriminim që ishte kusht për negociata me BE-në, ndërsa kushtetuesja e anuloi

Të varfrit, kategoritë e personave të cenueshëm në aspektin social, me pengesa, popullata LGBTI, romët, gratë, punëtoret, do të jenë pa mbrojtje ligjore nga poshtërimi dhe maltretimi vetëm edhe pak. Të enjten, ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpaska e ka dorëzuar sërish në Kuvend Ligjin për për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, transmeton Portalb.mk.

Ky ligj ishte kusht për marrjen e datës për negociata midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, përbërja e mëparshme parlamentare e miratoi atë, por për shkak të një gabimi në procedurë, Gjykata Kushtetuese me të drejtë e anuloi.

“Të hënë mora funksionin, të enjten e dorëzova projekt-ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Teksti është krejtësisht i njëjtë me atë të mëparshmin, i cili u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese. Pavarësisht nga fakti që premtuam se kjo do të jetë detyra jonë e parë, publiku duhet të dijë që letra nga eurodeputetët kemi pranuar: unë, Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiç, Kryeministri Zoran Zaev… Me këtë dua të theksoj se sa e rëndësishme është ekzistenca e këtij ligj për të drejtat e njeriut, i cili do të mbrojë njerëzit e margjinalizuar dhe të cilët janë të privuar nga drejtësia në shoqërinë tonë. Por e premtuam–e bëmë. Ligji për mbrojtje nga diskriminimi është tashmë në procedurë parlamentare”, deklaroi ministrja Shahpaska për SDK.

Ky ligj i mbron edhe qytetarët e pabindur politikisht. Ishte një hap i madh përpara në drejtim të arritjes së parimeve dhe rregullave evropiane sipas të cilave duhet të jetojmë dhe e vendosi edhe bazën –përkatësi gjinore dhe orientimi seksual, në bazë të të cilave askush nuk mund të diskriminohet. Derisa nuk e nënshkruan Pendarovski dhe nuk hyn në fuqi (shkurt), Maqedonia nuk mori dritën jeshile për të filluar negociatat me BE.

Menjëherë pas hyrjes në fuqi, më 15 maj, ai u shfuqizua sepse u miratua për herë të dytë me vota të pamjaftueshme të deputetëve dhe u nënshkrua kështu nga Presidenti Stevo Pendarovski, i cili, nga ana tjetër, nuk ka të drejtë të refuzojë të nënshkruajë dekret nëse ai vjen atje për herë të dytë. Më herët, Gjorge Ivanov refuzoi ta nënshkruajë atë.

Personat LGBTI janë më të zëshmit në kërkesën për miratim urgjent të ligjit për anti-diskriminime në të njëjtën kohë më të shqetësuarit dhe më të frikësuarit. Në raportin për të drejtat e njeriut në korrik dhe gusht (para dhe pas zgjedhjeve), Rrjeti kombëtar kundër homofobisë dhe transfobisë vuri në dukje një rritje të madhe të gjuhës së urrejtjes bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Numri i kallëzimeve të regjistruara për këto dy muaj është 42, që është një numër jashtëzakonisht i lartë në vetëm dy muaj, thuhet në raport.

“Numri i shtuar i raporteve është për shkak të gjuhës së shtuar të urrejtjes që përhapet në rrjetet sociale gjatë dhe pas muajit të krenarisë, korrik, kur dukshmëria e personave LGBTI po rritet. Veç kësaj, në rrjetin social Instagram u shfaq një profil që përhap publikisht gjuhë urrejtjeje dhe në të njëjtën kohë ka një numër të madh ndjekësish nga gjeneratat e reja që e përdorën këtë profil si platformë për përhapje të pikëpamjeve homofobike dhe fjalëve ofenduese të drejtuara kah komuniteti LGBTI”,thuhet në raportin e publikuar.

Është shënuar edhe rrahja e LGBTI aktivistit Bekim Asani nga Tetova, deklarata homofobike e një anëtari të parlamentit si dhe raste të tjera.

Krahasuar me rastet e regjistruara të gjuhës së urrejtjes sipas bazave tjera, një e katërta e numrit të përgjithshëm janë raste të gjuhës së urrejtjes bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button