Maratonistja që dëshiron t’i përdorë Lojërat Olimpike për t’i treguar botës rreth Libanit

Chirine Njeim që ka përfaqësuar Libanin katër herë në Lojërat Olimpike ishte duke biseduar në telefon me nënën e saj që ishte në Bejrut kur shpërthyen 2.750 tonë metrikë nitrat amoni. 

Brenda sekondave, nëna e saj e lëshoi telefonin, ndërsa përpiqej të sigurohej që pjesa tjetër e familjes së tyre ishte në rregull. Shpërthimi i datës 4 gusht ishte i paparë në përmasa, duke shkatërruar portin e Bejrutit dhe rezervën strategjike të grurit në Liban. Mbi 180 njerëz mbetën të vdekur, më shumë se 6.500 u plagosën dhe 300,000 të tjerë mbetën të pastrehë, transmeton KOHA.

Njeim mori pjesë tri herë në Lojërat Olimpike Dimërore si skitare alpine përpara se të kalonte në maratonë për Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe i duhet një kohë e mirë prej maratonës së saj të ardhshme për t’u kualifikuar për LO “Tokyo 2021”. Ajo jeton dhe stërvitet në Chicago të SHBA-së, por duke parë ndikimin e shpërthimit në televizion, ajo u trondit nga faji që nuk ishte në Liban.

“Libani ka kaluar shumë vështirësi. Ne kemi kaluar luftë civile, kemi kaluar bombardime, kemi qenë në luftë me Izraelin, terrorizëm, por ky shpërthim ishte thjesht krejt ndryshe”, insistoi Njeim.

“Ky shpërthim me të vërtetë goditi shumë libanezë, jashtë dhe në Liban. Unë vazhdoja të shikoja në televizor dhe ndihesha shumë e pafuqishme”. Njeim thotë se kjo katastrofë ka zhveshur edhe problemet politike afatgjata të Libanit.

“Ishte një katastrofë. Spitalet ishin një rrëmujë absolute, njerëzit po hynin brenda. Duke parë fotografi nga këtu, mund të them se ishte thjeshtë zemërthyese. Unë e di se ata (qeveria) nuk janë të përgatitur për këtë dhe kjo nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur”, shtoi ajo.

“Kjo i ka goditur njerëzit vërtet thellë, që unë mendoj se ne jemi gati për një ndryshim. Unë nuk mendoj se njerëzit do të heqin dorë nëse nuk shohim një ndryshim në qeveri”. Disa ditë pas shpërthimit, qeveria e kryeministrit Hassan Diab, një teknokrat i vetëquajtur, dha dorëheqjen. Në fjalimin e tij të dorëheqjes, Diab ndëshkoi elitën politike të Libanit, duke i akuzuar ata për pengimin e reformave ekonomike dhe politike. Në fund të gushtit, udhëheqësit e Libanit caktuan ambasadorin e vendit në Gjermani, Mustapha Adib, si kryeministrin e ri, disa orë para mbërritjes së presidentit francez Emmanuel Macron në Bejrut.

Adib, i cili ka qenë i dërguari i Bejrutit në Berlin që nga viti 2013, është i lidhur me një parti të vogël sunit, të kryesuar nga ish-kryeministri Najib Mikati. Ai mori miratimin e shumicës së blloqeve parlamentare, duke përfshirë edhe Hezbollahun të mbështetur nga Irani dhe partinë e mbështetur nga Arabia Saudite të ishkryeministrit Saad Hariri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button