Italia mban zgjedhjet me maska në fytyrë

Prej orës 7 të mëngjesit të sotëm italianët janë thirrur të votojnë për referendumin kushtetues konfirmativ që kërkon reduktimin o jo të numrit të parlamentarëve si dhe për zgjedhjen e këshillave rajonal e komunal në shtatë rajonet Veneto, Puglia, Camagnia, Valled’Aosta, Toscana. Marche e Liguria, transmeton OraNews.

Janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kushtet e pandemisë Covid 19, e në rregulloren strikte të ruajtjes së shëndetit e parandalimit të infektimit.

Maska të detyrueshme në fytyrë, xhel dezinfektues, jo matje e temperaturës trupore, itinerare të diferencuara për hyrje e dalje nga qendrat e votimin e garantimi i së drejtës së votës dhe për qytetarët që janë në gjendje karantinimi, izolimi shtëpiak apo që janë pozitiv nga virusi për ta shprehur votën e tyre nga shtëpia e në kushtet e një sigurie të plotë shëndetësore.

Por frika nga virusi ka përfshirë dhe komisionet zgjedhore. Mjaft rajone e qytete italiane raportojnë se kanë mungesë të numrit të anëtarëve të komisionit. Në Romë mungojnë 200 kryetarë komisioni zgjedhje, vendet e të cilëve janë plotësuar nga punonjës të policisë rrugore.

Janë 46.415.806 italianë që kanë të drejtë vote në referendumin konfirmativ. 18.471.692  për ato rajonale e 5.703.817  për zgjedhjet administrative në 957 komuna.

Në zgjedhjet rajonale e komunale 2020 në Itali, kandidojnë dhe rreth 50 emigrantë shqiptarë. Janë aktivistë e përkrahës të forcave të ndryshme politike që kandidojnë në lista civile apo grupime politike me synimin për të qenë anëtarë me të drejta të plota në drejtimin e pushtetit vendor në 7 rajone e më 957 komunat italiane.

Rreth orës 12.00 do të bëhet publik projeksioni i parë mbi pjesëmarrjen e qytetarëve italianë në këto orë të para të ditës.

Votimet do të mbyllen në ora 15.00 të datës 21 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button