Një grua bie nga vetura në autostradë në Londër duke xhiruar video në Snapchat

Një grua ka rënë nga vetura në një autostradë në Britani të Madhe teksa po shtrihej në dritare për të xhiruar një video në rrjetin social Snapchat, ka njoftuar policia britanike, transmeton Koha.net.

Policia e rrugës në Londër ka thënë se gruaja që ka rënë nga dritarja afër pasagjerit të përparmë ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore.

Në një postim në Twitter, policia ka shkruar se “ajo ishte me fat që nuk pësoi lëndime serioze apo edhe që s’vdiq”, duke shtuar edhe fjalët “pa koment”.

Rasti ka ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa gruaja ka marrë vetëm trajtim në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button