“Zvezda Plus”, programi i Qeverisë së RMV-së për turizmin, investimet publike e private, Wi-Fi falas, promovim e subvencione

Lokalitetet  arkeologjike do të bëhen të arritshme për vizitë të turistëve vendor dhe të huaj, do të ripërtërihen ato ekzistuese dhe do të ndërtohen shtëpi të reja malore, do të simulohet  turizmi  shëndetësor dhe pensional për pensionistët vendor dhe të huaj, do të vendoset sistem për subvencionim të turizmit kulturor dhe alternativ, do të fillojë projekti “Zvezda plus”, premton Qeveria në Programin për mandatin e ri katër vjeçar në pjesën për zhvillim të turizmit, transmeton MIA.

Paralajmëron se do të mundësojë shfrytëzim të Wi-Fi-së shtetërore falas me klik në linkun  që do të çojë deri në faqen promovuese të komunës  së rajonit,  në hyrje të shtetit, në pompat e benzinës dhe stacionet.

Në funksion të shfrytëzimit të kërkesës së rritur për turizëm malor të profiluar, parashikojnë  formim të zyrës së veçantë për turizëm  malor dhe përmbajtje  malore,  e obliguar për definim dhe menaxhim me  investimet  e pritura vendore, publike, private dhe ato të huaja, aplikacioni i sistemit të ndryshimeve në këtë segment dhe pozicionim i shtetit në turizëm malor dhe rajonal të integruar evropian.

“Kjo zyrë do ta vendosë si fokus zhvillimin e Malit Sharr, Mavrovën, Matkën, Pelisterin dhe Galiçicën.  Plotësisht, do t’i fillojmë  përgatitjet për zhvillim  të turizmit në Majën Carev në Pyjet e Osogovës, si pikë qendrore për turizëm dimëror dhe malor. Për Kodrën e Diellit Qeveria do t’i shqyrtojë  modelet e ndryshme për zhvillimin e saj si qendër turistike rajonale me mundësi për investime private ose  partneritet privat publik i cili do të mundësonte edhe ndërtimin e teleferikut nga Tetova deri në Kodrën e Diellit”, thuhet në Programin e Qeverisë.

Njëherit, Qeveria planifikon të fillojë rikonstruimi i shtëpive malore ekzistuese dhe ndërtimi i të rejave  me definim të modelit për menaxhim dhe investim  në to, trasim dhe promovim  të shtigjeve malore zyrtare.

Qeveria do ta mbështesë përpunimin e aplikacionit  iOs dhe Android   për turizëm në RMV, të ndarë në sektoret (verë, dimër, alpinizëm, çiklizëm,  vendzbulime arkeologjike, kamping…), pas shembullit të sistemit informativ për planifikim hapësinor. Do të simulojë  vendosje të modeleve inovative  në turizëm “shëndetësor” dhe “pensional” turizëm për pensionistët e huaj dhe vendor,  sipas shembullit të praktikave të suksesshme të destinacioneve të zhvilluara turistike.

Planifikon të mbështesë edhe marketing-fushata për promovim të shtetit si vend për kënaqësi dhe brend të rritur turistik dhe do të simulojë subjekte ekonomike  të cilat financojnë videomateriale vendore për promovim të shtetit.

“Qeveria do ta fillojë projektin “Zvezda plus” për subvencione shtetërore në vlerë prej 50 për qind të investimit  për kapacitet të regjistruar hotelerik që ka për qëllim të fitojë një shkallë më lartë  kategorizim të objektit të tij,  në të gjitha vendet e rëndësishme turistike”, thuhet në Programin e Qeverisë për periudhën 2020-2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button