RMV, 701 dënime në 24 orët e fundit për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 701 raste për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, si masë kundër shpërndarjes së virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Në raport me masën për mosmbajtjen e masës mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 701 kundërvajtje”, njoftojnë nga MPB-ja.

Ministria gjithashtu apeloi deri të qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e RMV-së. Masa mbrojtëse duhet të mbahet në veturë, institucione dhe hapësirat e hapura. Mosmbajtja e saj është e dënueshme me 20 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button