Brenda ditës në Shkup u shqiptuan 339-të dënime në komunikacion, ndërsa 123 të tilla në Prilep

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut raportoi se dje prej orës 17:00 deri në ora 23:00 janë shqiptuar 123 dënime në Prilep, ndërsa në Shkup 339, transmeton Portalb.mk.

“Në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 339 dënime, prej të cilëve 17 për shkak ngasjes pa leje, 140 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për shkak automjetit të paregjistruar dhe problemeve teknike, 33 motoçiklist, një automjet i konfiskuar, 113 për shkak parkimit jo të duhur, 47 për mosmbajtje të maskës”, raportojnë nga MPB-ja.

Në Prilep, 18 dënime ishin për shkak ngasjes së automjetit pa leje, 35 për shkak mosregjistrimit të automjetit, 4 për shkak ngasjes nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 9-të për shkak ngasjes së automjetit me probleme teknike.

MPB-ja raportoi se në Prilep gjatë kontrollit janë dënuar edhe 21 motoçiklist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button