fbpx

RMV, 6 persona me KOVID-19 humbën jetën – 140 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë bërë 1397 testime, ndërsa janë regjistruar 140 raste me Kovid-19. Më shumë në Shkup-47, pas çfarë vijojnë Kumanova me 18 dhe Tetova me 15. Në qytetet e tjera është regjistruar numër njëshifror të të sëmurëve.

Në Prilep ka shtatë raste të reja. në Koçan-pesë, Gjevgjeli, Strumicë dhe Radovish nga katër, Shtip, Strugë, Veles, Manastir, Gostivar, Betovë dhe Sveti Nikollë nga tre, Kavadar, Kriva Pallankë, Probishtip, Dellçevë, Kërçovë dhe Resnjë nga dy, dhe në Ohër, Krushevë dhe Makedonski Brod nga një.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 60 pacientë të shëruar prej të cilëve në Shkup-25, Kumanovë-nëntë, Koçan-gjashtë, Shtip, Strugë, Pehçevë nga tre, Prilep, Ohër, Kavadar dhe Kërçovë nga dy, Kriva Pallankë, Berovë dhe Dellçevë nga një pacientë të shëruar.

Kanë vdekur gjashtë persona. Tre pacientë nga nga Shkupi të moshës 84, 73 dhe 74, dy nga Tetova të moshës 68 dhe 55 vjeç dhe një pacient nga Struga i moshës 62 vjeç. Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16 557, numri i pacientëve të shëruar  është 13 792, numri i vdekjeve është 689, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është  2076.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar dhjetë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 78 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 43 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe katër nëna pozitivë me Kovid-19,ndërsa pesë fëmijë dhe pesë nëna dyshohet se janë pozitivë në virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar dy pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 31 pacientë. Në respirator është një pacient.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 22, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 43 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 160, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close