Profesori i edukatës fizike do ta zëvendësojë Sheqerinskën, zëvendës ministri i kulturës është menaxher i projektit për artizanate tradicionale

Shërbimet parlamentare i kanë publikuar biografitë e zëvendësministrave të propozuar nga Kryeministri Zoran Zaev, që deputetët të lexojnë dhe studiojnë gjatë fundjavës, njofton Portalb.mk.

Bashkim Hasani, profesor i edukatës fizike, është propozuar për zëvendës ministër në ministrinë e mbrojtjes. Ai, me këtë arsim, deri tani ka qenë zëvendës drejtor i Policisë financiare.

Nazim Bushi duhet të shkojë në postin e zëvendësit në Ministrinë për punë të brendshme. Bushi e ka kryer Akademinë ushtarake në Zarë dhe Fakultetin pedagogjik në Shkup dhe vjen nga pozita e kryetarit të bordit të drejtorëve të Telekomit. Profesori i Universitetit të Tetovës Agim Nuhiu do të shkojë si zëvendësministër në Ministrinë e drejtësisë. Ai ka qenë dy herë zëvendës ministër dhe ministër për punë të brendshme.

Ilhan Rahman është politolog i diplomuar, nga komuniteti turk, dhe është propozuar për zëvendës ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, ndërsa Fatmire Isaki për zëvendës ministre e Punëve të Jashtme. Ajo është profesoreshë e anglishtes, kuadër i PDSH-së.

Dimitar Kovaçevski, profesor i çrregullt në Kolegjin amerikan në Shkup, ka qenë drejtor në Telekom dhe VIP është propozuar për zëvendës ministër i financave. Ekonomisti Zoran Manevski, ish sekretari shtetëror në transport dhe lidhjet dhe ekonomi, është propozim për  zëvendësministër në Ministrinë e ekonomisë, ndërsa ministri i deritanishëm i bujqësisë, inxhinieri i bujqësisë Trajan Dimkovski, do të bëhet zëvendës ministër në të njëjtin resor.

Dr. Ilir Hasani, ekspert kulmor në traumatologji, ish-drejtor i Qendrës emergjente dhe Klinikës për traumatologji, asistent në Fakultetin e mjekësisë, shkencëtar dhe përfaqësuesi ynë në shoqatat më të njohura në botë në fushën e traumatologjisë do të jetë zëvendës ministër i shëndetësisë.

Arafat Shabani, profesor i psikologjisë pedagogjike dhe ish-dekan i Universitetit të Tetovës, është propozuar për zëvendësministër për arsim dhe shkencë. Enver Husejin i Partisë demokratike turke, mësues i diplomuar për klasa të ulëta, i cili ka qenë më parë sekretar shtetëror në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, do të vjen në pozitën e zëvendës drejtorit në të njëjtin resor.

Gazetari dhe redaktori shumëvjeçar Zoran Dimitrovski, anëtar i Lidhjes demokratike, është propozuar për zëvendës ministër për të drejtuar Ministrinë e vetëqeverisjes lokale. Aleksandar Bajdevski, ekonomist (menaxhim i kontabilitetit) mbetet zëvendës ministër i shoqërisë së informacionit dhe administratës.

Sedat Sulejmani, i cili ka diplomuar në shkenca shoqërore dhe ka punuar në biznes privat, është emëruar për zëvendësministër të kulturës. Në biografinë e tij, në aktivitetet socio-kulturore, ai deklaroi se është themelues i organizatave joqeveritare për kulturë dhe arte dhe menaxher i projektit “Vëllazëria nuk zgjedh kufij” dhe “Artizanate tradicionale artistike” në bashkëpunim me dy komuna në Turqi.

Bekim Rexhepi do të jetë zëvendës ministër i ngarkuar me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve. Është jurist i diplomuar. Ka qenë anëtar i Këshillit gjyqësor. Hristina Oxhaklieska, me titull doktor i shkencave gjeografike është planifikuese për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore, ajo është propozuar për zëvendës Ministre e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, si kuadër i partisë DOM.

Seanca parlamentare për diskutim dhe zgjedhjen e zëvendësministrave është planifikuar për ditën e martë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button