Jankulloska: Nuk ka nevojë për të rrethuar ndërtesën në të cilën jetoj, fare nuk më shkon në mend të iki

Ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska përmes rrjeteve sociale ka dërguar një mesazh deri te Ministria e punëve të brendshme se nuk ka nevojë për spektakle dhe rrethim të ndërtesës ku jeton ajo dhe ndau një fotografi të një automjeti policor, të parkuar afër ndërtesës ku jeton ajo, njofton Portalb.mk.

Nuk ka nevojë për spektakle, rrethim të ndërtesës ku jetoj, shqetësim dhe kontrollim të fqinjëve. Nëse dikush më kërkon jam në shtëpi dhe as nuk më shkon në mend të iki diku. Asgjë nuk është e vlershme se çdo moment i kaluar me familjen”, ka shkruar Jankullovska.

Ajo, sot në mëngjes, në një deklaratë për “A1on” ka thënë që është në shtëpi dhe i ftoi në kafe të gjithë ata që duan të binden në atë. Ajo nuk deshi ta komentojë vendimin e Gjykatës Supreme që e  vërtetoi dënimin e saj, katër vjet burgim, për lëndën “Tenk”, përkatësisht blerjen kontroverse të “mercedesit” të vlershëm mbi gjysmë milion euro, në të cilën PSP e ka ndjekë Jankulloskën se kishte kryer vepër penale abuzim me pozitën dhe autorizimin zyrtar.

Gjykata penale ende nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, që pastaj, gjykatësi për ekzekutim të sanksioneve të jep akt udhëzues që Jankulloska të shkojë në burg. MPB-ja, ndërkohë mund të veprojë vetëm nëse merr urdhëresë për ta shoqëruar Jankullovskën në burg.

“Po ndërmarrim masa dhe aktivitete standarde operative policore, por ende nuk kemi pranuar kurrfarë urdhërese për shoqërim të G.J. Kur të pranojmë urdhëresë nga gjykata, ne do të veprojmë. Për të  gjitha informatat tjera, kompetente është gjykata”, thonë nga MBP-ja.

Ish ministrja Jankulloska qe dënuar me gjashtë vjet burg, Gjykata e apelit e uli këtë dënim në katër vjet. Ish ministresh u gjykua në procedurë të veçuar në lëndën “Tenk” për shkak se kishte shtatzëni të rrezikshme.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, për këtë rast tashmë është dënuar me dy vjet burg efektiv, ndërsa ndihmësit në MPB Gjoko Popovskit gjykata e Apelit ia zvogëloi dënimin nga gjashtë vjet e gjysmë në katër vjet e gjysmë.

Jankulloska në fjalët përfundimtare të gjykimit kërkoi që me aktgjykimin ta lirojnë duke u arsyetuar se nuk ishte për qëllim as të ndikoj e as të bëjë presion mbi dikë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button