Mbaroi gazifikimi i spitalit “Nënë Tereza” në Çair

Një prej ndotësve më të mëdhenj në Shkup, Spitali Special për Gjinekologji dhe Akusheri “Nënë Tereza” në Çair është gazifikuar. Investimi është me vlerë prej 17 milionë eurove dhe bëhet fjalë për projekt të rëndësishëm kapital, njofton Portalb.mk.

“Deri më tani ky spital është ngrohur me mazut dhe ka qenë një ndër ndotësit më të mëdhenj në Shkup, ankoheshin të gjithë. Këto oxhaqe të zinj tanimë nuk do të funksionojnë. Janë vendosur panele në çati të cilat do të shfrytëzohen të ngrohet uji në bojlerët dhe rezervuar të veçantë për gaz i cili pranon gaz të kompresuar me çka do të ngrohet spitali gjatë periudhave të dimrit, por njëkohësisht do të shfrytëzohet edhe uji i ngrohtë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se me mbështetjen e Bankës Botërore do të diskutohet për efikasitetin energjetik dhe për institucione tjera shëndetësore, që spitalet më të mos ndotin, por të ngrohen me gaz.

“Në përbërje të ndërtimit ekzistues, në pjesën veriperëndimore të oborrit në rrethin e kompleksit, janë vendosur instalime termoteknike. Tërësisht dhomë të re bojler me kaldaja me ujë të nxehtë, propan të lëngshëm, butan gaz dhe tërësisht stacion të ri për përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar me sistem prej kolektorëve solar për ujë sanitar”, shtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button