fbpx

Komisioni për shëndetësi do ta shqyrtojë mundësinë për mësim tërëditor në shkolla

Komisioni për shëndetësi këtë fundjavë do ta shqyrtojë mundësinë për mësim tërëditor në shkolla. Ministri i Shëndetësisë Veko Filipçe informoi se është bërë analizë për numrin e fëmijëve të cilët do të duhet të qëndrojnë në shkollë edhe pasi të ketë përfunduar turni.

“Do të merret mendim pozitiv njëjtë sikur merret vendim edhe për përjashtime më të gjitha shkollat e tjera, gjegjësisht nëse numri i fëmijëve është aq i vogël që nuk e rrezikon sigurinë e tyre, gjegjësisht të mos ketë rrezik epidemiologjik shtesë që një grup  i caktuar i fëmijëve do të mbetet edhe pas mbarimit të turnit. Përparësi  është se është i njëjti grup i fëmijëve, kështu që kontaktet nuk rriten, ata kanë qenë në kontakt më parë, tani rritet vetëm koha e qëndrimit”, shpjegoi Filipçe, transmeton MIA.

Lidhur me kërkesën e prindërve të fëmijëve deri në gjashtë vjet ministri sot gjatë vizitës në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në çair, me rastin e përfundimit të projektit për gazifikim të institucionit, tha se  të gjitha masat zgjatën mjaftueshëm që u zbatuan lidhur me vazhdimin e pushimit të lindjes, praktikisht gjashtë muaj.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close