Iran, shkoi në mbi 24 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Me 166 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 24.118, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 2.845 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 419.043.

Lari shtoi se 3.893 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 357.632.

Ajo informoi më tej se deri më tani në vend janë kryer 3.719.210 teste.

Lari tha se kryesisht rajonet Teheran, Mazandaran, Gilan, Qom, Isfahan, Razavi Khorasan, Azerbajxhani Lindor, Kerman, Khorasani Verior, Semnan, Yazd, Zanjan dhe Qazvin cilësohen si “zona të kuqe” ndërsa rajonet Azerbajxhani Perëndimor, Elborz, Fars, Lorestan, Hurmuzgan, Ardabil, Bushehr, Kermanshah, Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, Khorasan Jugor, Markazi, İlam, Chaharmahal-Bakhtiari, Golestan dhe Khuzestan janë “zona të rrezikuara”.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button