Ndahen përfundimisht Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj

Pas shumë shpekulimeve e thashethemeve, kureshtja juaj e madhe për ciftin më të përfolur Shpatin dhe Aferditen lidhja e tyre, largësija e gjithcka tjetër më në fund e bëri të veten.

Ata definitivisht kanë vendosur që ti japin fund lidhjes se tyre dhe fejesës disa vjecare!! Planet e Shpatit për ta martuar Afërditën këtë verë si duket ranë në ujë, unaza që ai nuk e hoqi nga dora deri në momentin e fundit tashmë duhet larguar jo vetëm nga dora por edhe nga kujtimet! Si duket gjithë ky shpekulim qe u bë ka pasur një të vërtetë, e kur ne u interesuam në lidhje me Shpatin ai me krenari ngriti dorën kah kamera jone duke treguar se ata janë së bashku dhe shumë të dashuruar, mirëpo nga ana tjeter Afërdita nuk e bëri të njejtën! Ajo postonte foto nga më të ndryshmet në Twitter e Facebook duke u argëtuar me miqtë e saj, lajmi më bombastik ishte afërsija e saj me aktorin sexy Leonardo Di Caprio me të cilin ajo u fotografua në Miami,  por unazën e fejesës ajo e kishte të hequr kohë më parë, ne nuk arritëm ta shohim në asnjë foto të cilën ajo e postonte. 

Burime të afërta për Alsta-M e komfimruan këtë lajm të freskët, duke u konfirmuar edhe nga vetë Shpati, i cili ka treguar se ndarja është definitive, edhe familjet e tyre tashmë janë të njoftuar për këtë gjë, por nuk ka dhënë detaje tjera. 

Lajme të ngjashme

Back to top button