Opozitari rus Navalny: Ndjehem më shumë se “teknikisht i gjallë”

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny tha se është duke kthyer aftësitë e tij verbale dhe fizike në spitalin gjerman ku po trajtohet si pasojë e helmimit të dyshuar me agjentin nervor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç tha ai, në fillim ndjeu dëshpërim për gjendjen e tij.

Gjatë kthimit të tij nga Toms i Siberisë për në Moskë, Navalny 44-vjeç, humbi ndjenjat në avion më 20 gusht. Ai u shtrua në spital në Omsk, pas së cilës u transferua në Berlin për mjekim.

Fillimisht, nga zyra e Navalny doli pretendimi se ishte e mundur që ai të ishte helmuar me çaj në aeroport ndërsa zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffan Siebert më 2 shtator deklaroi se në trupin e Navalny-t janë gjetur gjurmët e helmit ‘novichok’. Kjo më vonë u konfirmua edhe nga laboratorët në Suedi dhe Francë.

Gjithashtu, siç tha ai, Navalny nuk dinte si ta shprehte dëshpërimin e tij dhe kështu ai ishte thjesht i heshtur.

Navalny tha se mjekët, të cilët e mjekuan atë në spitalin Charite të Berlinit, e kthyen atë nga një “person i gjallë teknikisht” në dikë që ka të gjitha gjasat të bëhet përsëri ai person që ishte më parë.

“Rusia dëshiron të shohë prova për t’u dakorduar me pretendimet se lideri rus i opozitës, Alexey Navalny është helmuar”, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ka shumë absurditet në të gjithë këtë histori që ne t’i besojmë fjalës së dikujt, kështu që nuk do t’i besojmë askujt”, u tha Peskov gazetarëve në Moskë.

Duke komentuar pretendimet se gjurmët e helmit kimik ‘novichok’ u gjetën në një shishe uji në hotelin në Tomsk ku po qëndronte Navalny pak para helmimit, Peskov tha se nëse kjo është e vërtetë, edhe ata që morën shishen gjithashtu do të helmoheshin.

“Absurditetet dhe pyetjet po rriten çdo ditë në lidhje me këtë rast. E vetmja gjë që mund të hedhë dritë mbi të gjithë çështjen është shkëmbimi i informacionit, shkëmbimi i biomaterialeve, shkëmbimi i provave dhe puna e përbashkët e mjekëve, nëse është e nevojshme, dhe kështu me radhë, për të analizuar situatën”, tha Peskov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button