Bytyqi: Është jofalënderuese paratë publike të ndahen në bazë etnike

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi sot theksoi se  si Qeveri ndërtojnë koncept të një shoqërie për të gjithë dhe se është jofalënderuese paratë publike të ndahen në bazë etnike.

Bytyqi sot në konferencën për shtyp me drejtorin e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski, në të cilën ishin prezantuar rezultatet dhe kompanitë  të cilat morën mbështetje  në Thirrjen publike për grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik në  tejkalimin e pasojave nga KOVID-19,  u përgjigj në pyetjen e gazetarëve në lidhje me citimet të cilat i nxori zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi për  subvencionim të mundshëm të punësimeve në sektorin privat  sipas çelësit etnik, transmeton MIA.

“Qasja e Qeverisë paraprake dhe e kësaj Qeverie është e njëjtë. Çdo qytetar  është i barabartë dhe merr  mundësi dhe trajtim të barabartë. Mendoj se është jofalënderuese që paratë publike të ndahen në bazë etnike. Nëse me të vërtetë për një fëmijë të sëmurë do të duhet të pyesim  nëse është shqiptar, turk apo maqedonas dhe ashtu t’i japim paratë. Mendoj se  në një shoqëri të drejtë, këtë duhet ta harrojmë. Qasja e vetme  duhet të jetë mjetet publike të arrijnë atje ku duhet”, potencon Bytyqi.

Shtoi se  nuk ka vlerësime fillestare se sa para  do të nevojiten për realizimin e përfaqësimit etnik në firmat private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button