Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.247 vdekje, në Brazil 858, ndërsa në Meksikë 624, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se me 1.247 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 85.619.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 93.337 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste ditore rekord njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka rritur në 5.308.015.

Në Indinë, popullsia e së cilës tejkalon 1.3 miliardë banorë, numri i të shëruarve ka arritur në 4.208.431.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button