fbpx

Të shtëna në një aheng në New York, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm në një aheng në Rochester të New Yorkut në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një mashkull dhe një femër humbën jetën nga të shtënat”, u tha gazetarëve shefi i përkohshëm i policisë, Mark Simmons ndërsa 14 të plagosurit u dërguan në dy spitale të ndryshme. Simmons tha se asnjëri prej tyre nuk u raportua të jetë në rrezik për jetën.

“Kjo është me të vërtetë një tragjedi me përmasa epike”, deklaroi Simmons pranë skenës së krimit.

Të shtënat vijnë derisa Departamenti i policisë së qytetit është tronditur nga vdekja me mbytje e Daniel Prude.

Në një video të xhiruar në mars dhe e bërë publike nga familja e Prude më 4 shtator tregon Prude të prangosur dhe të zhveshur me një kapelë mbi kokë ndërsa një oficer shtyp fytyrën e tij në rrugë, kurse një oficer tjetër e shtyp me gju në shpinë. Oficerët qëndruan për rreth 2 minuta derisa ai ndaloi të merrte frymë. Një javë më vonë ai u hoq nga sigurimi i jetës.

Të hënën, kryetarja e Bashkisë së Rochesterit, Lovely Warren pushoi nga detyra shefin e policisë La’Ron Singletary, për të cilin ajo tha se fillimisht e mashtroi për rrethanat e vdekjes së Prude.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close