Agjencia ka filluar trajnimin e nëpunësve për t’iu përgjigjur me kohë kërkesave për qasje të lirë te informacionet

Agjencia për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet publike dje e mbajti trajnimin e parën nga seria trajnimeve njëditore me temë: “Zbatimi i Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik”. Qëllimi kryesor i trajnimit sipas ligjëruesit profesional Cvetan Stanoeski është trajnimi dhe edukimi i personave zyrtarë – për t’iu përgjigjur si duhet dhe me kohë kërkesave për qasje të lirë deri te informacionet, në përputhje me ligjin e ri të vitit 2019.

Trajnimin e parë, i mbajtur me prani fizike, e ndoqën katër nga gjashtë zyrtarët e ftuar për ndërmjetësim me informacionit, të cilët vijnë nga institucionet që për herë të parë këtë vit u regjistruan në Listën e mbajtësve të informacioneve me karakter publik.

Krahasuar me trajnimet e mëparshme, ky takim edukativ kishte një qasje të ndryshme konceptuale, por në të njëjtën kohë qasje të theksuar interaktive dhe ndër komunikuese, dhe zyrtarët kishin mundësi më të madhe për të debatuar dhe për të bërë pyetje në lidhje me dispozitat e reja ligjore, për të sqaruar dilemat dhe për të shkëmbyer mendime mbi zbatimin e Ligjit ”, informojnë nga Agjencia.

Agjencia ka planifikuar që, deri në fund të vitit, të mbajë 12 trajnime në të cilat do të ftohen 96 zyrtarë. Gjatë kësaj periudhe, do të zhvillohen 8 onlajn trajnime, në të cilat do të ftohen 140 zyrtarë te mbajtës të rinj të informacioneve, zyrtarë të sapoemëruar te mbajtësit ekzistues, si dhe zyrtarë të cilët, megjithëse kishin ndjekur më parë trajnime, kanë pas vështirësi gjatë veprimeve rreth kërkesave për qasje në informacione me karakter publik, për shkak të të cilave atamanë  ndier nevojën për edukim të mëtutjeshëm.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button