Pas ciklonit, Greqia tronditet nga tërmeti i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Richter ka tronditur Greqinë, pak çaste pasi cikloni përfshiu vendin. Tërmeti me magnitudë 5.9, sipas EMSC, goditi rajonin e Kretës, shkruan Class.

Sipas dëshmive, lëkundjet afër epiqendrës ishin të forta, por fatmirësisht kanë zgjatur shumë pak sekonda. Në epiqendër, tërmeti pati një thellësi 45 km, çka kjo e bëri më të ulët intensitetin në sipërfaqje.

Epiqendra e tërmetit ishte 57 km në juglindje të “Iaákleion”, Kretë, zonë me një popullsi mbi 100 mijë banorë. Sinoptikanët kanë parashikuar stuhi të forta të dielën, në zonën përreth, ku ra sot tërmeti. Cikloni i fundit në Mesdhe po zhvendoset nga deti Jon, ku ishte edhe goditja gjatë natës në disa nga ishujt rreth Athinës, në Kretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button