Kosovë, Instituti Yunus Emre kontribuoi në arsimimin e nxënësve

Me kontributin e Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë (Forcat Ushtarake Turke) që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s është bërë shpërndarja e çantave dhe mjeteve shkollore për nxënësit në nevojë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin për media thuhet se shpërndarja është bërë në 6 shkolla të ndryshme të Rajonit të Jupës së Prizrenit, ku nxënësit kanë ndjekur kurset e gjuhës turke të organizuara nga Instituti Yunus Emre.

Drejtorët e shkollave të cilët pranuan çantat dhe mjetet shkollore, falënderuan institucionet turke.

Në njoftim thuhet se drejtori i Institutit Yunus Emre, Mehmet Ülker, u uroi nxënësve suksese në vitin e ri akademik, duke shtuar se “shkolla është hapi më i rëndësishëm që përgatit nxënësit për jetën”.

Viti i ri akademik, i cili ishte planifikuar të fillonte më 1 shtator në Kosovë, u shty për 14 shtator për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Instituti Yunus Emre në Prizren, i cili operon në rajonin e Jupës që nga viti 2014, deri më tani organizoi kurse të gjuhës turke për më shumë se 1000 studentë. Vlen të ceket se përkundër epidemisë së koronavirusit, interesi për turqishten po rritet dita-ditës në Kosovë.

Institutet Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë duke filluar nga muaji maj i këtij viti, me kurset të zhvilluara në mjedise digjitale dhe interaktive pa pagesë kanë arritur të pranojnë 846 aplikime të reja.

Nga Instituti Yunus Emre theksojnë se epideminë nuk e shohin si një krizë dhe pauzë, por si një mundësi, duke shtuar se po përpiqen maksimalisht në shtimin e kurseve të tyre.

Instituti, i cili mëson gjuhë duke përdorur katër mjete themelore teknologjike të bazuara në aftësi, vazhdon punën e tij pa u ndalur nëpër mjedise digjitale dhe interaktive duke organizuar shumë programe arsimore të gjuhës turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button