Qeveria rajonale në Madrid sot njoftoi masa të reja restriktive

Qeveria rajonale në Madrid sot njoftoi për masa të reja restriktive të drejtuara për ulje të numrit të të infektuarve me virus korona në atë rajon, shkruan Mia.mk.

Sipas Pais, urdhrat e Qeverisë do të hynë në fuqi nga e hëna.

Masat e reja përfshijnë kufizime të lëvizjes, të cilat ndikojnë te njerëzit në 37 rajone themelore shëndetësore, prej të cilëve 26 janë në gjashtë rajone të qytetit Madrid, ndërsa të tjerat në komuna të tjera në rajonin e Madridit.

Lideria rajonale Izabel Diaz Ajuzo tha se do të ketë lëvizje të kufizuar në këtë rajon, përfshirë edhe në qytetin Madrid, rajone të cilat janë më së shumti të prekura nga virusi, që mund të rrezikojë më shumë se 850.000 persona.

Ajo bëri të ditur se qasja në parqe dhe vende publike do të jetë e kufizuar, si dhe tubime deri në gjashtë persona, por se njerëzit nuk do të pengohen që të shkojnë në punë.

“Duhet ta shmangim karantinën, duhet ta shmangim katastrofën ekonomike”, tha Diaz Ajuzo në konferencë për media.

Spanjë, të enjten ishin regjistruar më shumë se 11.000 raste të reja me virus korona, ndërsa 162 kanë ndërruar jetë.

Gjithsej, deri më tani më shumë nga virusi në Spanjë janë infektuar 625.000 persona, ndërsa 30.400 kanë ndërruar jetë, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button