Testi për diagnostifikim të shpejtë të COVID-19 jep rezultatin për 90 minuta

Një test i shpejtë mund të tregojë rezultatet për koronavirus brenda 90 minutash pa pasur nevojë për laboratorë të specializuar, thonë shkencëtarët.

Studimi nga kolegji i Londrës “Imperial” ka treguar se “laboratori në çip” ka dhënë rezultate të ngjashme me testimet e tjera, raporton BBC.

Pajisja tashmë po përdoret në tetë spitale për të identifikuar shpejtë pacientët me virus, transmeton KOHA. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo pajisje nuk do të jetë zgjidhje për programin e testit dhe gjurmimit të virusit.

Pajisja, e prodhuar nga kompania DnaNudge, mund të përdoret nga çdokush që është i aftë të marrë mostër nga fyti apo hunda.

Mostra futet brenda një fisheku të kaltër i cili përmban kimikatet e duhura për test.

Pas saj, ajo vihet në një makineri në formë të kutisë së këpucëve për të kryer analizat.

Studiuesit kanë krahasuar mostrat e marra nga 386 njerëz të cilët janë testuar edhe në laboratorë standardë edhe me atë të DnaNudge.

Testet e laboratorit treguan se pacientët ishin shëruar, ashtu si edhe testet e shpejta. Nëse testet nga laboratorët thonin se pacienti kishte virusin, testi i shpejtë po ashtu rezultonte të njëjtën gjë në 94 për qind të kohës.

Britania tashmë ka porositur 5000 makina Nudgebox, me 5.8 milionë fishekë.

Por, ekziston një pengesë në gjithë këtë proces, pasi secila kuti mund të analizojë vetëm një test për një kohë. Kështu që gjatë ditës, një kuti mund të analizojë rreth 15 teste.

Deri tash, në botë janë shënuar mbi 30,220,000 raste pozitive me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button