Juventusi prezantoi blerjen e re

Juventusi ka prezantuar ditën e sotme blerjen më të fundit, Dejan Kulusevski, transmeton OraNews. 20-vjeçari, i transferuar nga Parma për 40 milionë euro, shihet si një element me shumë perspektivë për të ardhmen, por që mund të shërbej edhe në të tashmen teksa në seancat stërvitore i’a ka dalë të impresionojë trajnerin Andrea Pirlo.

Ndërkohë, suedezi shprehet se Ronaldo është shumë i afërt me të dhe se fjalët e tij i shërbejnë si benzinë, ndërsa sa i përket Zlatan Ibrahimoviç ka theksuar se ai është idhulli i tij.

“Kam ardhur këtu për t’u përmirësuar, të bëhem më i fortë se një ditë më parë dhe të fitoj ndeshje. Dua të fitoj kampionatin, çdo ndeshje në stërvitje. Këtu çdo ditë është një luftë, duhet të jesh në 100%. Nuk mund të vish në stërvitje dhe ta kesh mendjen diku tjetër, sepse përndryshe dallohet nga të tjerët. Mendoj se mund të jap shumë energji në fushë, dua të argëtohem në fushë. Vrapoj shumë dhe bëj gjithçka që skuadra të fitoj”, u shpreh ai gjatë konferencës për shtyp.

CRISTIANO RONALDO – “Cristiano është fantastik, shumë simpatik. Flet me të gjithë, edhe për gjëra që nuk kanë lidhje me futbollin. Fjalët e tij më shërbejnë si benzinë, jam me fat të luaj me një si ai përkrah dhe shpresoj ta ndihmoj”.

ZLATAN IBRAHIMOVIÇ – “Ai ka qenë idhulli im, ka bërë gjëra që në Suedi nuk mendoheshin më parë. Kemi folur, më ka telefonuar dhe për mua ishte shumë emocionuese sepse kur isha fëmijë nuk e mendoja se Ibra një ditë do të më merrte në telefon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button