Zaev iu kundërpërgjigj Grubit: Subvencione do të ketë për të gjitha grupet etnike

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se subvencione në vend do të ketë pavarësisht nacionalitetit dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në konferencën për shtyp me ministren e Arsimit Milla Carovska. Zv/kryeministri Artan Grubi pardje paralajmëroi se do të subvencionohen kompanitë që do të punësojnë shqiptarë dhe përfaqësues të etniteteve të tjera pakicë, njofton Portalb.mk.

“Dua menjëherë ta pastroj mjegullën. Subvencione do të ketë edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët edhe për turqit edhe për serbët, vllahët, romët, boshnjakët. Për të gjithë në vendin tonë dhe ata do të jenë të organizuara në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi ZZoran Zaev – Artan Grubiaev.

Ai më tej përmendi disa shembuj për, ashtu siç tha, investime strategjike me të cilat do të kontribuohet për punësimin e qytetarëve nga të gjitha komunitetet etnike. Ka folur edhe për vendosjen në funksion të Kombinatit të Duhanit në Kumanovë, “që ta riaktivizojmë veprimtarinë e duhanit, por edhe që të punësojnë qytetarë nga tërë rajoni i Kumanovë, edhe shqiptarë edhe serbë edhe maqedonas, çdokush që ka kualifikimin e tij”.

E përmendi projektin e “Ekologut” prej 300 milionë eurove në rajonin e Tetovës, pastaj projektin për qendrën digjitale në Komunën e Karposhit për punësimin e të rinjve me teknologji informatike, por edhe qendrën në Negotinë.

Grubi pardje deklaroi se punësimi në sektorin privat sipas çelësit nacional ka qenë i parashikuar në fushatën parazgjedhore të BDI-së dhe është pranuar në programin qeveritar, por tha se nuk e di se si ajo do të zbatohet, pasi që bëhet fjalë vetëm për ide dhe ende nuk është biseduar me kompanitë që mendojnë për këtë, as në Qeveri nuk është menduar se si do të zbatohet projekti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button