Mariçiq takoi ambasadoren amerikane: SHBA është aleat i fuqishëm në procesin e reformave në drejtësi

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së Kate Byrnes tha se ai pret mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përmbushjen e prioriteteve strategjike dhe reformat e sundimit të ligjit, si dhe vazhdimin e partneritetit të fuqishëm.

Siç thuhet në kumtesën e Ministria e Drejtësisë, Mariçiq falënderoi për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se SHBA është aleat i rëndësishëm në procesin e ndërtimit të institucioneve të fuqishme dhe të pavarura dhe reformave të bazuara në parimet e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër korrupsionit.

Në takim, Mariçiq paraqiti misionin e mandatit të tij dhe theksoi se përveç anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë të Veriut në NATO dhe përforcimit të sigurisë së vendit, ekziston edhe një angazhim tjetër strategjik, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button