Zaev priti në takim kryediplomatin shqiptar, Gent Cakaj

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në takim ministri Cakaj ishte i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Shkup, Fatos Reka.

Siç thuhet në njoftim, në takim u shprehën urime për rizgjedhjen e Zaevit në pozitën e kryeministrit si dhe për zgjedhjen e qeverisë së re të vendit ku shihet “konfirmimi i përkushtimit të qytetarëve dhe vendit për integrimet euro-atlantike”.

“Bashkarisht u konkludua se të dy vendet nuk kanë çështje të hapura dhe se kjo hap rrugën për të përdorur potencialin e plotë të zonave të rëndësishme për qytetarët, të tilla si infrastrukturën, energjinë dhe ekonominë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës në të dy vendet”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se në atë drejtim u diskutua mundësia e mbajtjes së një seance ndër-qeveritare.

“Qëllimi ynë është evropianizimi i vendit dhe zhvillimi ekonomik. Ne kemi formuar një qeveri të qëndrueshme dhe jemi të përqendruar në forcimin e kapaciteteve të sistemit, veçanërisht përmes arsimit dhe sundimit të ligjit. Kemi suksese pas nesh, këto janë marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, ne në vend po ndërtojmë ‘Një shoqëri për të gjithë’, të barabartë për të gjithë qytetarët dhe e gjithë kjo na mundësoi që në këtë mandat t’i përkushtohemi përparimit brenda vendit, në të gjitha fushat për të mirën e jetës së përditshme të qytetarëve”, tha Zaev në takim.

Sipas njoftimit, në takim bashkarisht është konstastuar se rajoni ka nevojë për stabilitet dhe zhvillim të zgjeruar ekonomik dhe se është në interes të përbashkët të zgjidhen të gjitha çështje dypalëshe përmes dialogut, me qëllim perspektivat euro-atlantike të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button