fbpx

Zaev dhe Carovska prezantuan platformën për mësim online

Viti i ri shkollor 2020-21 do të zhvillohet përmes Platformës Nacionale për mësim online e cila u prezantua sot në Qeveri. Nëpërmjet kësaj platforme, nxënësi përmes telefonit apo kompjuterit mund ta sheh klasën dhe mësimdhënësit dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjitha materialet audio dhe video të vendosura në platformë dhe të punojë detyrat e shtëpisë, ndërsa do të ketë edhe kuize të shpejta, teste dhe përmbajtje të tjera inovative, njofton Portalb.mk.

Trajnimet për shfrytëzim në nivel të parë kanë përfshirë 30 trajnues nacional, në nivel të dytë janë përfshirë 1600 mësimdhënës të nominuar për trajnues shkollor dhe ata më tej do të duhet të trajnojnë të gjithë mësimdhënësit.

Kryeministri, Zoran Zaev, gjatë prezantimit të platformë, u bëri thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe prindërit që të mbështesin procesin, ndërsa fëmijët i porositi që të kapin të gjitha mundësitë, pasi siç u shpreh ai, arsimi i mirë ndërton qytetarë të lirë.

“Pandemia ka imponuar nevojën që të shohim se pse na duhet sistem arsimor në kondicion të mirë dhe se duhet të punojmë me përkushtim në digjitalizimin, reformimin dhe përmirësimin e tij. Për herë të parë, kemi krijuar platformë të vetme nacionale për mësim online, që e krijojmë ekzkluzivisht me resurse dhe ekspert vendor. Kjo na inkurajon dhe na nxit për përsosmërinë e saj dhe përshtatje me nevojat e secilit nxënës në shtetin tonë”, deklaroi Zaev.

Ai bëri të ditur se platforma do të jetë e përshtatshme edhe për mbajtjen e mësimit në gjuhën shqipe, turke, serbe dhe boshnjake.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se përgatitja e platformës është investim në ardhmërinë dhe modernizimin e arsimit.

“Platforma është hapi i parë drejt modernizimit të arsimit. Vegël e re, për të cilën jam e bindur se do të jetë resurs i rëndësishëm edhe pas tejkalimit të krizës me korona virus. Periudha që vijon nuk do të jetë e lehtë as për profesorët, as për prindërit dhe as për nxënësit. Ndryshimet janë çdoherë të vështira dhe përshtatja kërkon sakrificë të madhe prej të gjithë ne”, deklaroi Carovska.

Ajo shtoi se, nxënësit do të mund të propozojnë përmirësim dhe ndryshim të platformës dhe me atë në mënyrë të drejtpërdrejt do të kyçen në përpunimin e vendimeve që ata i vlerësojnë të përshtatshme për to.

Platforma Nacionale për mësim në distancë është rezultat i punës së MASH, Fakultetit të Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike dhe MASIT.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close