Ambasadori i ri i BE-së David Geer arriti në Shkup

Pas mbarimit të mandatit të Samuel Zhbogarit, ambasadori i ri i BE-së në Maqedoninë e Veriut David Geer ka arritur në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Mbërriti në Shkup. Presim të njohim të gjithë vendin dhe njerëzit, ndërsa ofrojmë mbështetje për integrimin e tij në BE”, shkruan në një publikim në Tuitter, Delegacioni i BE-së në Shkup.

Ndryshe, David Geer, ishte kandidati i nominuar për shef të ri të delegacionit të BE-së në RMV, nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian Zhozep Borel.

Geer paraprakisht ka qenë në krye të Sektorit për Politikë të Sanksioneve në EEAS.

Zhbogar e ka kryer funksionin e euroambasadorit në vend nga 1 shtatori i vitit 2016, ndërsa ka ardhur në vendin e shefit të atëhershëm të delegacionit Aivo Orav.

Borel mes emërimeve tjera për euroambasadorë në rajon i nominoi edhe Tomash Sunjog për shef të delegacionit të BE-së në Kosovë, Oana Kristina Pola për euroambasadore në Mal të Zi, si dhe Nikollaus Mejer Landrut për  shef të delegacionit të BE-së në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button