A është e mundur që simptomat e COVID-19 të shfaqen dhe zhduken menjëherë?

Nëse testi juaj i virusit SARS-CoV-2 është pozitiv, ndërsa ju papritmas ndiheni shumë më mirë, por pastaj simptomat rishfaqen, është e qartë se po pyesni nëse kjo është normale, shkruan Panacea.mk.

Ajo që dihet deri më tani është se simptomat e sëmundjes mund të dobësohen ose intensifikohen gjatë periudhës së rimëkëmbjes.

Disa sëmundje, të tilla si ftohjet, zhvillohen gjithmonë ashtu siç pritet: së pari fillon me rrjedhje të hundës, pastaj ndjenjë lodhjeje, ndërsa brenda pak ditësh personi ndihet shumë më mirë. Por pacientët me COVID-19 raportojnë se simptomat e tyre ndryshojnë nga dita në ditë.

Tani dihet që zhvillimi i tillë është normal dhe se shumë shërohen pas 2-3 javësh nga shfaqja e simptomave, madje edhe nëse intensiteti i tyre ndryshon gjatë periudhës së rimëkëmbjes.

Sidoqoftë, disa pacientë gjithashtu përjetojnë gjendje kronike, kështu që simptomat e tyre ishin po aq të rënda gjatë gjithë periudhës së rimëkëmbjes. Disa raportojnë se ata kanë nevojë për kujdes shtesë deri në gjashtë muaj pas diagnozës dhe “shërimit”.

Nëse testi juaj i ri i koronavirusit është pozitiv ose besoni se jeni i sëmurë, por nuk jeni testuar dhe simptomat tuaja nuk zhduken pas një muaji, duhet të flisni me mjekun për t’ju ndihmuar të shëroheni sa më shpejt që të jetë e mundur.

Cilat janë simptomat e COVID-19, ndërsa cilat të gripit?

Simptomat e sëmundjes COVID-19, përfshijnë ethe dhe kollë, janë të ngjashme me disa sëmundje të tjera, ndërsa njëra prej tyre është sigurisht gripi. Duke qenë se sezoni i gripit po afrohet, si mund ta dalloni më lehtë për cilën sëmundje bëhet fjalë?

Në çfarë radhitje shfaqen simptomat?

Sipas këtij studimi, kjo është sekuenca e shfaqjes së simptomave të COVID-19:

Temperatura
Kollë dhe dhimbje të muskujve
Të përziera dhe të vjella
Diarre

“Studimet tregojnë se pacientët me grip kanë më shumë të ngjarë të kolliten, ndërsa pas kësaj t’u shfaqet temperatura e lartë”, shpjegon Dr. Robert Glater.

Në realitet, jo gjithçka është kaq e thjeshtë, sepse gripi mund të shfaqet me një gamë të tërë të simptomave, nga dhimbja e shpinës deri tek kollitja.

Dr. Glater thotë se rezultatet e këtij studimi mund të jenë të dobishëm në vlerësimin e një numri të madh të pacientëve që vijnë në spital me simptoma. Studimi tregoi se gripi do të shfaqej shpesh me kollë, ndërsa simptoma e parë e COVID-19 është temperatura e lartë trupore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button