Afrikë, 41 mijë punonjës të shëndetësisë janë infektuar me COVID-19

Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në kontinentin e Afrikës 41.000 punonjës të shëndetësisë janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti, me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë së Pacientit, tha se në kontinent janë infektuar me virusin 41.000 punonjës shëndetës.

Ai tërhoqi vëmendjen se 3,8 për qind të të infektuarve në kontinent e përbëjnë punonjësit e shëndetësisë. “Në vendet si Sierra Leone dhe Bregu i Fildishtë është arritur progres në uljen e përqindjes së infektimeve tek punonjësit e shëndetësisë. Ndërsa në Eritre, Ruandë dhe Sejshellet nuk ka pasur asnjë rast të infektuarve tek punonjësit e shëndetësisë”, u shpreh ai.

Në Afrikë numri i të infektuarve ka tejkaluar 1 milion e 380 mijë, ndërsa kanë humbur jetën mbi 33.000.

Numri më i lartë i rasteve është në Afrikën e Jugut, Egjipt, Marok, Etiopi dhe Nigeri.

Në Mauritius nuk ka asnjë rast aktiv, ndërsa në Sejshellet dhe Eritre nuk është raportuar vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button