RMV, kufizimet e rrepta për koncentrimin mediatik pengojnë zhvillimin e mediave

Ndryshimi i të gjitha kufizimeve për koncentrimin e pronësisë në media, si dhe vlerësimi se cilat kufizime duhet të ngelin në ambientin e tashëm mediatik për të mbrojtur pluralizmin e mediave në vend.

Ky është udhëzimi kryesor i dy ekspertëve të mediave, të cilët gjatë periudhës së kaluar përpiluan një studim lidhur me pluralizmin e pronësisë së mediave në ambientin e ri mediatik.

Studimi është përgatitur për nevojat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audivizive, me mbështetjen financiare prej aksionit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, “Liria e shprehjes dhe lira e mediave në Maqedoninë e Veriut (JUFREX2)”.

Udhëzimi i dytë i ekspertëve është heqja e plotë e ndalesës për pronësi të kryqëzuar midis radiodifuzerëve dhe gazetave sepse rrallë zbatohen në Evropë, atje ku ekzistojnë tregje të mëdha. Nëse hiqet ky kufizim, nuk do të ketë problem pronarët e televizioneve dhe radiove të kenë edhe media të shtypura dhe anasjelltas.

Përveç kësaj, ekspertët vlerësojnë se duhet të hiqen të gjitha ndalesat lidhur me koncentrimin midis radiodifuzerëve dhe sektorëve të tjerë të lidhur me të ose i ashtuquajturi koncentrim vertikal, por duke pasur parasysh gjendjen aktuale të tregut sugjerojnë të mbetet kufizimi për koncentrimin e pronësisë midis radiodifuzerëve dhe shoqatave tregtare që ushtrojnë veprimtari të marketingut dhe të reklamimit. Ky kufizim do të thotë se nuk munden pronarë të medias të ketë kompani për reklamim. Poashtu, ato rekomandojnë që gjatë debatit publik me kujdes të shqyrtohen argumentet për dhe kundër ndalesës për koncentrim të pronësisë midis radiodifuzerëve dhe ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Duke ditur se propozohet model i ri mjaftë liberal për koncentrimin e pronësisë, megjithatë, sugjerohet mundësia për të vendosur pragje të caktuara për përcaktimin eventuaalisht të ndikimit tejmase të grupacioneve të caktuara mediatike në treg, përmes pjesëmarrjes në publik ose përqindjes në të ardhura.

Në fund, ekspertët vlerësojnë se dispozitat e Ligjit për media për transparencë duhet të mbeten në pjesën më të madhe, por duhet të hiqen detyrimet e shumta për radiodifuzerëve për publikimin e të dhënave për programin e tyre.

Snezhana Trpevska, eskperte që mori pjesë në përpilimin e analizës, vlerëson se studimi përqendrohet në një çështje shumë të ndërlikuar të politikës së mediave – si të rregullohet me ligj pronësia e mediave, që, në një anë të sigurohet pluralizmi dhe llojllojshmëria e përmbajtjeve dhe pavarësia e politikës editoriale të mediave, ndërsa në anën tjetër, të mbrohet konkurrenca në sektorin e mediave.

“E rëndësishme ishte të përpilohet një analizë si kjo sepse legjislacioni aktual është i vjetrua, rregullon koncentrimin e pronësisë vetëm për tregjet e radiodifuzerëve tradicional. Sot kjo çështje merr kuptim të ri në kontekst të teknologjisë digjitale, konvergjimit, përrhapjes së mediave të reja në internet dhe fragmetarizimin e tregut dhe të publikut”, thotë Trpevska dhe shton se këto rekomandime do të mund të përdoren gjatë përpilimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për media dhe të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizive.

Studimi jep një pasqyrë krahasuese të legjislacionit të vendeve evropiane dhe të vendeve të rajonit, analizon legjislacionin e vendit dhe përgjithëson pikëpamjet e thuaja të gjitha aktorëve të rëndësishëm në sektorin e mediave.

Trpevska thekson se dispozitat aktuale për koncentrimin mediatik janë thuaja të njejtat prej Ligjit për veprimtari radiodifuzive të vitit 2005, të bartura në ligjet e mediave në vitin 2013. Këto dispozita kanë qenë të dizajnuara për të liberalizuar rregullat e mëparshmë shumë të rrepta, por ato nuk plotësuan pritjet për integrimin e kapitalit dhe rritjen e sektorit radiodifuziv.

“E para, më problematike është se dispozitat e tashme përqendrohen në ambientin e mediave “tradicionale” (radio dhe televizion, shtyp) dhe nuk merr parasysh ngritjen e shërbimeve dhe platformave të reja, ndërsa e dimë se një pjesë e madhe e njerëzve informohen, edukohen dhe zbaviten prej internetit”, pohon Trpevska.

Sipas saj, dispozitat janë shumë të rrepta edhe për mediat tradicionale – radion dhe televizionin, sepse kombinojnë më shumë ndalesa për koncentrim horizontal, vertikal, diagonal dhe gjeografik.

“Këto kufizime të mëdha kanë efekt negativ në një treg të vogël dhe të fragmentuar si ai maqedonas, ku të ardhurat e mediave janë shumë te ulëta dhe ku është e nevojshme që aktorët e tregut të zbatojnë ekonominë e sasisë për të arritur qëndrueshmëri”, thekson Trpevska dhe shton se rrallë ku në vende tjera kombinohen aq shumë kufizime. Gjermania për shembull, bazohet vetëm në një kriter (publikun) për matjen e koncentrimit të tepruar mediatik.

Po ashtu, Trpevska vlerëson se ligji ekzistues është i paqartë në disa pjesë dhe i krijon probleme trupit rregullator gjatë zbatimit të tij.

“Konfuze janë dispozitat në pjesën e personave të lidhur (neni 36), dispozitat e nenit 39 alineja (2) dhe 7, ku thuhet se koncentrim i palejuar ekziston kur radiodifuzeri “njëkohësisht emiton program në radio dhe televizion”, dispozitat në nenin 39 (2) alineja 2 dhe 8 që kanë të bëjnë me ndalesën për koncentrim midis medias radiovizive dhe të shtypit”, sqaron ajo.

Gjatë analizës ekspertët kanë biseduar edhe me palët e prekura, të cilët po ashtu kanë pasur vërejtje për ligjin aktual, siç është, për shëmbull, definicioni aktual i tregjeve rajonale, i cili është joadekuat për radiodifuzionin, sepse ato tregje definohen sipas mbulimit të signalit teknik (zona të ndara), e jo sipas kriteve ekonomike (numri i banorëve, zhvillimi i sektorit, etj.).

Përveç kësaj, një pjesë e subjeteve në sektorin e mediave ankohen se me vite në të kaluarën problem ka qenë skema e pronësisë të televizioneve terestriale në nivel kombëtarë. Pronarë janë vetëm persona fizik ose juridik me bizeneve tjera, për të cilët televizioni është vetëm instrument për arritjen e interesave të tyre politike dhe ekonomike. Prandaj, një pjesë e tyre propozojnë që televizionet të organizohen si shoqata aksionare, aksionet e të cilave do të jenë në berzë.

Në fund, eksperti i mediave Trpevska tërheq vërejtjen se gjatë revidimit të rregullave aktuale ligjore, duhet të mbahet llogari veçanërisht për atë se mediat punojnë në një ambient të ndryshëm dhe se është e nevojshme të krijohen rregulla të atilla që do ta nxisin – e nuk do ta pengojnë – zhvillimin e sektorit të qëndrueshëm audioviziv.

Goran Gavrillov, drejtor i radios “Kanal 77”, i cili ndër vite ka kontestuar zgjidhjen ligjore për koncentrimin mediatik, mbështet rekomandimet e analizës dhe pohon se tani është koha për ridefinimin e mbarë sistemit mediatik me qëllim të motivohen investitorët të investojnë, ndërsa me atë të kënaqet edhe nevoja e publikut për përmbajtje më cilësore mediatike dhe të zhvillohen mediat.

Gavrillov thotë se koncepti një koncesioner – një medium po bie sepse tregu nuk mbështet këtë dhe shkakton mbylljen e shumë mediave lokale dhe rajonale.

Ai vlerëson se duhet të zbatohet modeli gjerman, i cili lejon fuqizimin e biznesit mediatik, ndërsa kufizimi I vetëm është ai lidhur me pjesëmarrjen në treg dhe publik, me 25, respektivisht 30 për qind.

Sipas tij, prej qorrsokakut të tashëm mund të dalim vetëm nëse zgjidhet përbërje profesionale në Këshillin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, e cila do ta bind qeverinë dhe mediat se zgjidhje e vetme është rishpërndarja e lejeve për punën e mediave.

Autor: Naser Selmani

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button