Shqipëri, 4 të vdekur dhe 132 raste te reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 132 raste te reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë ndërruar jetë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 11.948 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në gjithsej 347.

Ndërkohë janë shëruar edhe 55 pacientë gjatë orëve të fundit, duke e rritur në 6.788 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë dhe raste aktive janë 4.813.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 77.217 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button