Dy peshore e bllokuan bulevardin “Aradhet partizane” për një kohë të shkurtër

Dy peshore janë gjetur në bulevardin “Aradhet partizane”, për të cilat policia sonte pranoi njoftim se në një pjesë të bulevardit ka një pajisje të panjohur.

Nga MPB për MIA-n informuan se sonte rreth orës 19 ishte denoncuar se ka një pajisje të panjohur në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup.

“Menjëherë janë ndërmarrë masa adekuate për sigurimin e hapësirës dhe janë dërguar ekipe për kontroll pas çka është konfirmuar se bëhet fjalë për dy peshore”, bënë të ditur nga MBP.

Komunikacioni në bulevard po zhvillohet normal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button