Prokurori italian: Operacioni na tregoi se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të jashtëzakonshme

Në orët e para të së martës, 15 shtator, u zhvillua një operacion i gjerë ndërkombëtar antidrogë nga ana e policisë së shtetit në Itali në qytetet e Firences, Xhenova, Modena, Pizë dhe Luka por dhe në një sërë vendesh si Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador.

Skuadra e lëvizshme e Firences dhe shërbimi qendror operativ, në bashkëpunim me ekipe të tjera të organizmave të policisë së shteteve të Bashkimit Evropian të interesuara dhe policisë shqiptare, ekzekutuan disa urdhër-arreste me kërkesë të prokurorisë së Firences së drejtuar nga Giuseppe CREAZZO, ndaj 30 shtetasve shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Në një konferencë për mediat, të mbajtur në Firence, prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, ka vënë në pah rolin e madh që, sipas tij, luajnë trafikantët shqiptarë të drogës, shkruan ABC.

Sipas tij, “karteli” shqiptar ka krijuar marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut.

“Ndonjëherë ne mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të dorës së dytë. Operacioni ‘Los Blancos’, nga ana tjetër, na tregon se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të jashtëzakonshme, bëjnë tregti me kartelet e Amerikës Latine, duke mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me ta. Hetimet gjithashtu bënë të mundur konstatimin e ekzistencës së superstrukturës së tyre kriminale.”

Është një operacion shumë i rëndësishëm ndërkombëtar,  shtoi De Raho, i cili solli në plan të parë rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës duke treguar “se sa i fortë është kapaciteti i organizatave kriminale shqiptare.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button