Takimi Dimitrov-Cakaj: Metodologjia e re mundëson negociata më dinamike

Nikolla Dimitrov, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot u takua me ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili gjashtë ditës u takua me ministrin e punëve të jashtme të RMV-së, Bujar Osmanin, transmeton Portalb.mk.

“Metodologjia e re e aderimit mundëson një proces negocimi më dinamik dhe thelbësor. Qëllimi ynë është që atë ta shfrytëzojmë plotësisht”, deklaroi Dimitrov.

Qeveria e RMV-së raportojnë se biseda ndërmjet bashkëbiseduesve ishte e përqendruar në kornizën negociuese dhe mundësitë e të dy vendeve, duke theksuar edhe bashkëpunimin ndërkufitar.

“Bashkëbiseduesit ranë dakord që edhe në periudhën e ardhshme të dy vendet do të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin brenda nismave rajonale, si një nga parakushtet kryesore për stabilitetin e qëndrueshëm dhe prosperitetin ekonomik të të gjithë rajonit.”, raportojnë nga kabineti qeveritar.

Gjatë takimit të sotëm dypalësh mes ministrave të jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, Bujar Osmani dhe Gent Cakaj u konstatua se dy vendet nuk kanë çështje të hapura, përkundrazi kanë shumë projekte të përbashkëta.

LEXO: Osmani-Cakaj: Nuk kemi çështje të hapura, por kemi projekte të përbashkëta

Oliver Varhelyi, komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian (BE) në Forumin e Ballkanit Perëndimor e vlerësoi Ballkanin Perëndimor si zemrën e Evropës, për të cilën po punohet vazhdimisht në procesin eurointegrues. Rajonin gjithashtu e vlerësoi si faktor stabiliteti për sigurinë evropiane. Eurokomisioneri hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë i vlerësoi si vendime të duhura, duke paralajmëruar që deri në dhjetor mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button