Me shishe të zbrazëta për fëmijë, protestuan nënat kundër vendimit të Qeverisë së RMV-së

Nënat e fëmijëve të moshës nën 6 vjeçare protestuan sot para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kundër vendimit për kthimin e tyre në punë prej 23 shtatorit, transmeton Portalb.mk. Ndërkohë, Qeveria ka ftuar përfaqësues të protestuesve në takim, ftesë e cila është pranuar.

Protestat e nënave kundër vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Raportohet se 3,325 nëna e kanë nënshkruar peticionin kundër këtij vendimi, ndërkohë protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Manastir.

Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk është i vlefshëm???”,  “Për fëmijët tanë i keni përgatitur spitalet mobile???”, “Vazhdim të pushim të lindjes deri më 31.12.2020”, ishin disa nga mbishkrimet e qytetarëve që protestuan.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e katërt vendosi që prindërit që e kanë kryer pushimin e lehonisë dhe të sëmurët kronik, do të kthehen në punë prej 23 shtatorit.

“Të punësuarit që kanë qenë të liruar në bazë të shfrytëzimit të pushimit të lindjes, duke filluar nga 23 shtatori i vitit 2020, do të kthehen në vendet e punës dhe në kryerjen e rregullt të punëve”, deklarojnë nga Qeveria, duke sqaruar se në vendin punës do të rikthehen edhe prindërit e fëmijëve të tjerë që kanë qenë të liruar nga puna gjatë kohës së pandemisë, si masë kundër përhapjes së virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button