Greqia do të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotaqis ka shprehur gadishmërinë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave greke, Mitsotakis e ka konsideruar këtë si një provë të miqësisë mes vendeve.

Duke qenë se Greqia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, vaksinën do ta marrë më shpejt, ndaj Mitsotakis është shprehur i gatshëm që t’i furnizojë të dyja shtetet, pra Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai komentoi se kjo është një klimë pozitive dhe u kërkoi qytetarëve të vendit të tij që ta shohin atë si një bashkëpunim të ardhshëm me perspektiva të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button