SHGM: Hetimi i PTHP-së për reklamimin zgjedhor të jetë transparent dhe jo selektiv

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj njoftimit të Prokurorisë themelore publike në të cilën ata informojnë se është hapur hetim për reklamimin e pagur politik nga zgjedhjet e fundit në disa prej onlajn mediave që u raportuan në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve në zgjedhjet e fundit, raporton OM, përcjell Portalb.mk.

Sipas PTHP-së dhe raporteve të mediave në lidhje me këtë rast, po kontrollohet dokumentacioni në tre kompani nëse kufiri ligjor prej 15 mijë eurosh për reklamim është tejkaluar, në gjithsej nëntë portale ku VMRO-DPMNE ka reklamuar gjatë fushatës zgjedhore.

“Kërkojmë nga PTHP që të kalojë në hetimin e mëtejshëm me kujdes në mënyrë që të mos krijojë përshtypje publike se hetimi është selektiv vetëm për një parti politike sepse në regjistrin e KSHZ-së u regjistruan 235 onlajn media me politika të ndryshme redaktuese dhe pothuajse gjysma e tyre pa informacion objektiv se kush qëndron prapa tyre. Përveç kësaj, hetimi duhet të jetë transparent dhe i paanshëm në mënyrë që të shmanget perceptimi se me veprimtari të tilla autoritetet e zbatimit të ligjit duan të frikësojnë onlajn mediat profesionale”, thuhet në komunikatën e SHGM-së.

Ata venë në pah se “para miratimit të Kodit zgjedhor, SHGM si partner në procesin e konsultimit të Ministrisë së drejtësisë këmbënguli në heqjen e praktikës për propagandë të paguar në media”.

“Në vend të rekomandimeve tona, partitë politike me konsensus ulën më tej kriteret për të cilat mediat në internet mund të aplikojnë në KSHZ për program politik të paguar. Për këtë rrezik korrupsioni të lejuar nga Kodi zgjedhor, SHGM ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se është një rrezik i pastrimit të parave publike nga partitë politike përmes mediave fiktive”, thuhet më tej në komunikatë.

LEXO: Prokuroria dhe MPB do të kontrollojnë ndërmarrje për dyshim se para zgjedhjeve kanë hapur portale për reklamim zgjedhor
LEXO: Hetimi i PTHP-së dhe MPB-së për reklamat politike në disa nga portalet provokoi reagime të partive

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button