fbpx

Osmani-Cakaj: Nuk kemi çështje të hapura, por kemi projekte të përbashkëta

Gjatë takimit të sotëm dypalësh mes ministrave të jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, Bujar Osmani dhe Gent Cakaj u konstatua se dy vendet nuk kanë çështje të hapura, përkundrazi kanë shumë projekte të përbashkëta.

Gent Cakaj - Bujar Osmani
Gent Cakaj – Bujar Osmani

“Marrëdhëniet e mirë ndër-fqinjësore do të jen prioritet i MPJ-së. Falënderime për mbështetjen që kemi marrë nga Shqipëria për anëtarësimin në NATO. Sa u përket marrëdhënieve bilaterale, konstatuam se nuk kemi çështje të hapura. Sa është i rëndësishëm bashkëpunimi në ballafaqimin në luftën kundër Kovid-19. Kemi biseduar edhe për çështje rajonale dhe për sfida rajonale, por edhe për bashkëpunimin ekonomik. Duhet të krijojmë mekanizma për realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bujar Osmani
Bujar Osmani

“Kemi diskutuar për një varg çështjesh, për marrëdhënie dypalëshe. Ne nuk kemi çështje të hapura por nuk do të thotë se nuk kemi projekte të përbashkëta, përfshi edhe rrugën e Arbrit”, tha Gent Cakaj, ministër i jashtëm i Shqipërisë.

Gent Cakaj
Gent Cakaj
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close