Tetovarët për mosmbajtje të maskës deri tani kanë paguar 73.520 euro gjoba

Nga 1 maji i këtij viti, kur në fuqi ka hyrë rregullorja qeveritare për mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse, në qytetin e Tetovës deri tani janë shqiptuar gjithsej 3676 gjoba për mos mbajtje të saj.

Sipas rregullores e cila parasheh gjobë prej 20 eurove për mos mbajtje të maskës, deri tani tetovarët kanë paguar gjithsej 73.520 euro gjoba.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë këtë javë madje ka përforcuar aktivitetet për kontrollimin e veturave, autobusëve dhe furgonëve lidhur me mbajtjen e maskës edhe brenda tyre.

Veçanërisht qytetarët që udhëtojnë me autobusë dhe furgonë, domosdo duhet të mbajnë maskë, ndërsa në veturë, nëse udhëtarët janë nga e njejta shtëpi (familje), nuk është e domosdoshme.
Vetëm në 24 orët e fundit sipas statistikave nga SPB Tetovë, për mos mbajtje të maskës janë gjobitur gjithsej 34 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button