fbpx

Sony: PlayStation 5 del në shitje në nëntor

Konsola e video lojërave në shtëpi PlayStation 5 është vendosur të dalë më 12 nëntor, ka njoftuar Sony, transmeton Anadolu Agency (AA).

Së pari do të jetë në dispozicion në SHBA, Kanada, Meksikë, Australi, Zelandë të Re, Japoni dhe Korenë e Jugut. Shitjet në Britani të Madhe dhe vende të tjera do të fillojnë më 19 nëntor.

Edicioni dixhital PS5, i cili nuk ka një disk, do të kushtojë 399,99 dollarë ndërsa versioni “i rregullt” me një disk Blu-ray Ultra HD do të jetë në dispozicion për 499,99 dollarë.

Paraporositë kanë filluar tek shitësit e zgjedhur me pakicë.

Konsola e parë e Sony-t u lançua si PlayStation në Japoni në dhjetor 1994 dhe që atëherë ka shitur miliona njësi në të gjithë botën. Konkurrentët e tij kryesorë janë Xbox, WII dhe Nintendo.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close