fbpx

NTP në ditë humb nga 32.000 euro, autobusët do të vazhdojnë të qarkullojnë me orarin e të shtunës

Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) të Qytetit të Shkupit, do të vazhdojnë që të qarkullojnë sipas orarit të ditës së shtunë, për shkak të numrit të vogël të qytetarëve që e shfrytëzojnë transportin publik, njofton Portalb.mk.

Rritje të frekuentimit të udhëtarëve, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, ka vetëm në periudhat kur shkohet në punë edhe atë vetëm në disa linja. Kjo, sqaron ai, do të zgjidhet me rritjen e numrit të autobusëve në atë periudhë të ditës.

“Orari i autobusëve është sipas të shtunës për shkak të numrit të vogël të udhëtarëve gjatë tërë ditës. Vetëm në disa linja ka rritje të frekuentimit të qytetarëve edhe atë vetëm në mëngjes kur shkojnë në punë. Për shkak të pandemisë, në disa periudha kemi pasur humbje ditore madje prej 55 mijë eurove nga tërë sistemi i autobusëve të NTP-së. Për momentin edhe kështu me orar të reduktuar bëjmë humbje ditore prej rreth 32.000 euro. Patjetër të mbajmë llogari edhe për gjendjen materiale të NTP-së, por edhe për Buxhetin e Qytetit të Shkupit, pasi që prej atje transferohen paratë për humbjet e NTP-së”, tha Shilegov.

Ai thotë se në periudhën e ardhshme do të shihet nëse do të vazhdojë frekuentimi i dobët ose ai do të rritet, pas së cilës do të kërkohet zgjidhje optimale, e cila, ashtu siç tha, do të jetë para se gjithash në interes të shëndetit të qytetarëve. Për momentin, tha Shilegov, mund të shihet se gjatë ditës nuk shfrytëzohen autobusët me intensitetin që janë shfrytëzuar më herët.

Kryetari shpjegoj se për më shumë se 40 milionë denarë ka rënë shitja e biletave të autobusëve, që, ashtu siç thotë, patjetër duhet të kihet parasysh.

“Analizat tona tregojnë se në ditë gjatë një kilometri të kaluar në sistemin e transportit publik të Qytetit të Shkupit janë transportuar vetëm 0,6% udhëtarë, a linja e autobusëve në pajtueshmëri me marrëveshjet shfuqizohet vetëm nëse ka më pak se 2,5% udhëtarë për një kilometër. Do të thotë se ne me vetëdije me 4 herë më pak udhëtarë të transportuar i mbajmë linjat, pasi që për ne shëndeti i qytetarëve është para se gjithash”, tha Shilegov.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close