Me ndihmë të BE-së prej 4 milionë eurove do të përforcohet sistemi për përgjigje të shpejtë ndaj sëmundjeve ngjitëse

Me ndihmën e BE-së, në Maqedoninë e Veriut do të realizohet projekt për përforcimin e sistemit shëndetësor dhe përgjigjes së shpejtë ndaj sëmundjeve ngjitëse KOVID-19, nëpërmjet të cilës do të sigurohet pajisje me vlerë prej rreth 4 milionë euro, njofton Portalb.mk.

“Po e finalizojmë dokumentin strategjik – strategji 10-vjeçare për zhvillim të shëndetësisë, me ndihmë të Bashkimit Evropian. Me këtë, do të mundësojmë avancim të mbrojtjes shëndetësore, më shumë kontribut dhe stabilitet të sektorit shëndetësor. Gjithashtu, në rrjedhë është finalizimi i përgatitjeve për programin IPA 3 në sektorin shëndetësor. Bëhet fjalë për dokument aksionar nëpërmjet të cilit do të realizohen projektet, aktivitetet në fusha, avancimin e shëndetësisë së nënave dhe fëmijëve, shëndetësisë elektronike, por edhe përmirësimin e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve jongjitëse”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me Nikolla Bertolinin – shef i Sektorit për Programe për Mbështetje Financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, në të cilin bisedoi për strategjinë dhjetëvjeçare për zhvillimin e shëndetësisë me mbështetje të BE-së.

Në muajt e kaluar gjatë përballjes me koronavirusin, institucionet shëndetësore nga Unioni kanë marrë 20 ventilatorë mekanik, 20 monitorë për kujdes intensiv, 626 komplete për 31.300 teste dhe afër 40.000 palë pajisje të ndryshme mjekësore, 30.000 maska mbrojtëse për persona, 100.000 maska kirurgjike, 750.000 doreza kirurgjike, 20.000 syza mbrojtëse, por edhe maska për oksigjen, filtra dhe materiale tjera të domosdoshme për nevojat e sektorit shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button