fbpx

Rusi, mbi 1 milion e 85 mijë të prekur nga COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.085.281 ndërsa bilanci i viktimave në 19.061, transmeton Anadolu Agency (AA).  

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 5.762 raste të reja, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.085.281 ndërsa me 144 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 19.061.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 895.868 me 5.754 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 23,5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 730 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 274.003 ndërsa me 9 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.025.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 324 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 41,7 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close