Kroaci, disa zyrtarë arrestohen për shkak të korrupsionit

Për shkak të dyshimeve për krim ekonomik janë arrestuar dhjetëra persona, në mesin e të cilëve edhe kreu i kompanisë Janaf, deputetë dhe kryetarë bashkish, imuniteti i të cilëve mund të hiqet, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bordit të kompanisë Janaf, Dragan Kovaçeviç, u arrestua mëngjesin e sotëm në kuadër të hetimeve të krimit ekonomik, kurse në hetim janë përfshirë edhe dhjetëra persona, në mesin e të cilëve edhe një deputet i HDZ-së, kryebashkiaku i Velika Gorica, Drazhen Barishiç dhe kryebashkiaku i Nova Gradishka, Vinko Grgiç.

Dragan Kovaçeviç është shef në kompaninë shtetërore e cila merret me shpërndarjen e naftës së papërpunuar përmes tubacionit që nga viti 2012.

Në vijim janë duke u kryer bastisjet në hapësirat private dhe zyrtare të personave dhe organizatave që janë përfshirë në aferë.

Heqja e imunitetit të dy deputetëve do të jetë së shpejt në rend dite në Parlamentin e Kroacisë, pasi që deputetët nuk mund të arrestohen derisa heqja e imunitetit nuk konfirmohet nga shumica parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button