MSH: Në numrin e personave të vdekur me KOVID-19 përfshihen edhe ata që kanë vdekur nga sëmundje tjetër, por kanë qenë pozitivë

Statistikat zyrtare të vdekjeve të koronavirusit i përfshijnë edhe vdekjet në të cilat pas vdekjes është detektuar se kishin vdekur kryesisht nga një sëmundje tjetër, por kishin qenë edhe pozitiv në koronavirus, u përgjigjën nga Ministria e shëndetësisë pyetjes së SDK në lidhje me përqindjen e lartë të vdekjeve të regjistruara në vend, transmeton Portalb.mk.

“Ne që nga fillimi krijuam strategji në të cilën të gjithë pacientëve të cilët kanë vdekur, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë pasur simptoma të koronavirusit, do t’u merret strisho. Me këtë, ne post-mortem zbuluam më shumë pacientë,  të cilët kishin vdekur kryesisht nga ndonjë sëmundje tjetër, por kanë dalë edhe pozitivë për virusin. Të gjithë hyjnë në statistikat e vdekjes nga koronavirusi. Jo të gjitha vendet e bëjnë këtë dhe për këtë arsye shkalla e vdekshmërisë ndryshon shumë kur krahasohet midis vendeve. Ne vendosëm që për të pas pasqyrë të plotë të përhapjes së virusit, të regjistrojmë në këtë mënyrë të vdekurit, por kjo na solli përqindje më të lartë të vdekjeve të regjistruara,” thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Përveç mënyrës së regjistrimit, Ministria e Shëndetësisë synon që shkalla e vdekshmërisë të varet nga tregues të tjerë siç është shëndeti i përgjithshëm i popullatës. Ata gjithashtu thonë se një nga treguesit kryesorë të vdekshmërisë së parakohshme është fakti që disa nga të vdekurit janë lajmëruar vonë tek mjeku i tyre amë.

Nga vdekjet e regjistruara deri më tani, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë, 6.7% (44) kanë vdekur në kushte ambulatore, kurse pjesa tjetër prej 93.3% (608) kanë vdekur gjatë hospitalizimit.

Drejtori i Institutit për mjekësisë ligjore, d-r. Aleksandar Stankov, në intervistë për SDK në qershor, tha se të gjithë personat të regjistruat nga Ministria e shëndetësisë si të vdekur nga KOVID-19 nuk duhet të jenë pjesë e statistikave zyrtare, sepse për shumë nuk mund të përcaktohet shkaku kryesor i vdekjes.

Ai konsideron se rastet më të diskutueshme janë ata që kanë vdekur jashtë institucioneve shëndetësore, ose janë sjellë të vdisnin në një spital, dhe te të cilët strishoja që është marrë pas vdekjes ka treguar prani të KOVID-19.

“Për ata nuk e dimë përse kanë vdekur pa bërë autopsi”, thotë d-r. Stankov dhe për këtë arsye beson se “këto raste ose raste të tjera kur kemi një shkak krejtësisht të ndryshëm të vdekjes nuk mundemi dhe nuk guxojmë t’i përfshijmë në total numri i personave të vdekur nga KOVID-19”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button