Gjorgjiev: Qëndrimet e Sofjes shkatërrojnë përpjekjet për fqinjësi të mirë

Kërkesat dhe qëndrimet e Sofjes thellë i shkatërrojnë përpjekjet për fqinjësi të mirë, ndërsa vlerësimet njëpalëshe dhe të jashtëzakonshme mund ta bëjnë të pakuptimtë edhe punën e Komisionit të përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, janë reagimet në vend pas publikimit të përmbajtjes së memorandumit që Bullgaria i ka dërguar deri te vendet anëtare të BE-së.

Dragi Gjorgjiev, kryetar i ekipit të ekspertëve të Maqedonisë në Komisionin maqedono-bullgar, në deklaratë për DW, vlerëson se memorandumi sqarues i Republikës së Bullgarisë dërguar deri te anëtarët e BE-së gjatë vendimit për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, në të cilën mohoet gjuha bashkëkohore maqedonase dhe identiteti, nuk mund të jetë në funksion të arritjes së suksesit të komisionit.

Për vërejtjet në Memorandumin bullgar për interpretim të konceptit për “histori të përbashkët”, Gjorgjiev thotë se sot ekzistojnë disa koncepte të cilat i sqarojnë proceset historike dhe ndikimet e ndërsjella midis kombeve dhe bashkësive tjera, siç janë historia e ndarë dhe e ndërthurur, histori e kryqëzuar.

“Sintagma “histori e përbashkët” e përmendur në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, nuk është definuar në vetë Marrëveshjen. Kuptimi dhe interpretimi i tij nuk mund të mbetet jashtë korrnizave të qasjeve bashkëkohore për mësim të së kaluarës”,thotë kryetari i ekipit të Maqedonisë në Komisionin maqedono-bullgar.

Gjorgjiev potencon se ekzistojnë lexime të ndryshme të historisë, por ato nuk duhet të çojnë deri në konflikt.

“Pa dyshim është sa i përket mirëkuptimit të historisë në rajonin Maqedonia ekzistojnë shumë interpretime dhe kuptime, veçanërisht në shtetet e Ballkanit, ashtu që nuk ekziston vetëm një “e vërtetë historike”. Por, kjo nuk është arsye të përpiqemi për një rrëfim historik kombëtar gjegjësisht ” e vërteta historike” t’i imponohet një tjetri. Kontestet e tilla mund të tejkalohen vetëm përmes mirëkuptimit për pikpamjet e fqinjve, megjithatë ato pikpamje për të kaluarën të shkaktojnë ndarje dhe moskuptime. Pikërisht, për shkak të kësaj, qasja multiperspektive në ruajtjen e së kaluarës paraqet bazë solide për tejkalimin e kontesteve politiko-historike. Ekzisojnë lexime të ndryshme të historisë, por ato nuk duhet të çojnë deri në konflikt, por në dialog sa më të shpejtë që do të mundësojë të tejkalohen nacionalizmat dhe keqpërdorimet në të kaluarën, të cilat i shkatërrojnë themelet në të cilat bazohet Evropa bashkëkohore”; vlerëson Gjorgjiev në deklaratë për DW.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button